Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka dënuar sulmin kibernetik të 15 korrikut ndaj Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit, shkruan Alsat.
Në një reagim thuhet se Maqedonia e Veriut solidarizohet me Qeverinë e Shqipërisë, i mbështet masat e marra në këtë kontekst dhe bën thirrje për përgjegjësi për autorët e aktiviteteve të tilla malinje destabilizuese, që e rrezikojnë jo vetëm sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por kanë edhe implikime më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare.
Sipas MPJ-së sulmet e këtilla destruktive paraqesin shkelje flagrante të normave të së drejtës ndërkombëtare, përpjekje për të minuar sovranitetin e Shqipërisë si dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe institucioneve të saj.