Robert Berisha, është një figurë shumë e dashur për publikun.Lidhja e tij me këngëtaren e njohur, Nora Istrefi, bëri bujë të madhe duke u bërë pothuajse pjesë e çdo lajmi, shkruan ORAinfo.
Ani pse ata u martuan e patën një jetë të lumtur, dashuria e tyre nuk zgjati shumë dhe u ndanë.
Kohëve të fundit, Roberti ka nisur një lidhje të re me bukuroshën nga Prishtina, Laureta Maqedonci.
Mirëpo duket se lidhja e tyre ende pa i bërë 5 muaj ka përfunduar.
Këto dyshime vijnë pasi, Roberti ka fshirë të gjitha fotot me Lauretën, ndërsa kjo e fundit është ‘zhdukur’ nga Instagrami, përcjell ORAinfo.
Për një ndarje të tille ende nuk ka folur Roberti. /ORAinfo/
Foto: Roberti fshin të gjitha fotot me Lauretën