Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se pak pas mesnate ka privuar nga liria një 79 vjeçar i cili kishte sulmuar me një pjete të mprehtë nipin e tij.
“Mbrëmë (13-shtator) në ora 01:15, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në rrugën “Borce Jovanovski” në Gostivar, kanë privuar nga liria 79-vjeçarin banor i Gostivarit, i cili ka qenë i raportuar më parë nga nipi i tij 25-vjeçar se rreth orës 23:30 e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar me një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit dhe do të vijojë parashtresë përkatëse, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë”./Alsat.mk.