Në tre tenderët për përzgjedhjen e kompanive për prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin me energji termike kanë aplikuar vetëm kompanitë publike të sapoformuara, që janë themeluar së fundmi nga EMV, shkruan Alsat.
Nga Qeveria për Alsat thonë se tani ka një periudhë vlerësimi, dhe pasi të përfundojë komisioni përgjegjës për këtë thirrje publike, propozimin do ta dorëzojnë në Qeveri.
Sipas procedurës, këto kompani më pas duhet të jenë të pranishme në mbledhjen e qeverisë për të marrë zyrtarisht funksionimin e ngrohtores.
Komisioni Rregullator i Energjetikës i hoqi licencat e punës kompanisë private Balkan Energy Group, për shkak të gjendjes së rënduar financiare për blerjen e gazit natyror të nevojshëm për prodhimin e energjisë termike.