Gjakovari arrestohet për kultivim të drogës në kushte shtëpie

Një person nga fshati Rracaj në Gjakovë është arrestuar për kultivim të drogës.

Antidroga e Policisë së Kosovës në Gjakovë, të asistuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë dhe Njësia e Krim Teknikës Rajonale pranë drejtorisë rajonale në Gjakovë, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ku me këtë rast janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse, në pronësi dhe shfrytëzim nga një person i dyshuar mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit në oborrin e tij, përkatësisht tek ara me misër janë gjetur të kultivuara tridhjetë e tri (33) bimë narkotike të llojit kanabist sativa me gjatësi prej 190 cm deri 290 cm.

Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale dëshmitë si:

Dëshmia D#1 – Një sasi e substancës narkotike e dyshuar si marihuanë, e cila ishte duke u terur me peshë rreth 448 gram,
Dëshmia D#2 – Një qese najloni e mbushur me substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë rreth 112 gram, e cila është gjetur në veturën e të dyshuarit,
Dëshmia D#3 – Një peshore elektronike,
Dëshmia D#4 – Mostër nga bima e dyshuar narkotike dhe
Dëshmia D#5 – Mostër nga bima e dyshuar narkotike.

Policia ka njoftuar se bimët narkotike janë sekuestruar dhe asgjësuar përmes djegies.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kompetent në Gjakovë, dhe ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale „Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit“, ndërsa personi i dyshuar ndalohet për 48 orë, për procedure të mëtejme ligjore./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme