Sot pedagogët kanë dalë në protestë për duke kërkuar rritjen e pagave. Pedagogu i gazetarisë, Lush Susaj u shpreh se studentët e tij në Kosovë apo Mal të Zi paguhen më shumë. Ai gjithashtu solli një rast, duke thënë se një student i tij i sjell cdo javë naftë nga Mali i Zi pasi aty është më lirë.
“Një gjë që e dimë të gjithë, nuk kemi pse të mos e themi. Ne po reagojmë për pagat më të larta, sepse ato sjellin më shumë ekonomi, përmirësojnë më shumë ekonominë. Ka 18 vjet që nuk na indeksohen pagat dhe as na rriten. Një studenti i imi merr rrogë në Kosovë dy herë më shumë se mua. Një tjetër në Podgorice tre herë më shumë se mua.
Pedagogu i bëri thirrje kryeministrit dhe qeverisë që t’i heqë patronazhistët pasi po i bëjnë presion.
“I bëj thirrje kryeministrit të na ndalë patronazhistët dhe strukturat partiake mbi stafet pedagogjike që mos reagojmë. Ne po reagojmë për pagat dhe jo për partinë”.
© SYRI.net