Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 155 gjoba, prej të cilave: 27 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për vozitje në gjendje të dehur, shkruan Alsat.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 11 gjoba për makina të paregjistruara, 6 gjoba për vozitësit fillestar, 5 për përdorim të telefonit dhe katër të tjera për kalim në të kuqe në semaforë. /Alsat.mk