Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka prezantuar një video ku shihen disa persona duke transportuar armë të gjatë në Mitrovicë.
Duke iu referuar një deklarate të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kuvendin e Serbisë, ku ai pranoi ekzistencën e grupeve të maskuara në veri të Kosovës, Sveçla tha se këto grupe në masë të madhe janë infiltruar në Kosovë nga territori i Serbisë.
Vuçiqi në fjalimin e tij në Kuvendin e Serbisë tha se për herë të parë u shfaqën në veri “serb të uniformuar me uniforma të reja e të vjetra për të mbrojtur banorët lokal nga agresorët [Policia e Kosovës]”.
Sipas tij ata pavarësisht se ishin të paarmatosur u përshëndetën nga burrat dhe gratë serbe dhe u panë si “shpëtimtarë”.
Mirëpo Sveçla tha se e vërteta është se mes 31 korrikut dhe 1 gushtit në Mitrovicën e veriut u shpërndanë armë të gjata derisa Policia e Kosovës u sulmua me municion vdekjeprurës.
VIDEO: