Gjendje më e rënduar pas vërshimeve që kanë përfshirë pothuajse gjithë Kosovën është në qytetin e Gjakovës.
Nga pamjet që vijnë nga atje, shihen rrugë të tëra të vërshuara e të mbuluara nga uji.
Gjithashtu shumë banorë janë detyruar që të dalin nga shtëpitë e tyre të cilat janë rrezikuar si rezultat i vërshimeve.
Aty shihet që është evakuuar një familje, pjesë e së cilës është edhe një foshnje.
Zjarrfikësve u janë vënë në ndihmë edhe banorët e asaj lagjeje.
Ndërkohë uji ka përfshirë edhe objektin e spitalit të qytetit.
Sipas pamjeve të publikuara shihet që një pjesë e objektit të spitalit është përmbytur nga uji.