MPB e Serbisë: Konfiskuam 50 kilogramë drogë në makinën e OSBE-së që kaloi nëpër Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi njofton se pjesëtarët e saj, Drejtorisë së Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, kanë thyer një zinxhir të kontrabandës së drogës nga Shqipëria përmes Kosovës dhe kanë sekuestruar 50 kilogramë marihuanë.

Bëhet e ditur se pesë persona janë arrestuar në Beograd për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

I dyshuari S. M. (1993) dhe I. Ž. (1999) u arrestuan pasi kishin poseduar marihuanë dhe me atë rast iu gjetën rreth 30 kilogramë nga kjo lëndë narkotike, ndërsa A. D, (1980), D. M. (1973) dhe G.K. (1981) që sillnin drogë nga Kosova me një automjet pasagjerësh me shenja të Misionit të OSBE-së, u arrestuan kur tentuan të arratiseshin me automjet nga vendi i dorëzimit.

Në komunikatën për shtyp të MPB-së serbe thuhet se me këtë rast, punonjësit e policisë te të tretë kanë gjetur edhe 20 kilogramë marijuanë, si dhe një sasi më të vogël kokainë. Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do t’i dorëzohen Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme