Kirgistani shpall gjendje të jashtëzakonshme në rajonin kufitar pas përleshjeve me Taxhikistanin

Kirgistani ka shpallur gjendje e jashtëzakonshme në rajonin Batken në kufi me Taxhikistanin në vazhdën e përleshjeve midis dy vendeve, tha Ministria e Situatave Emergjente, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi u mor të premten vonë për të garantuar sigurinë e qytetarëve, për të kryer punë për evakuimin dhe zhvendosjen e popullatës, parandalimin e humbjeve njerëzore dhe mobilizimin e forcave përkatëse, thuhet në një deklaratë.

Përleshjet filluan në disa lokacione në kufirin midis dy republikave të Azisë Qendrore të premten në mëngjes.

Ministria e Shëndetësisë e Kirgistanit tha se të paktën 24 persona janë vrarë në përleshje.

Tensionet burojnë kryesisht nga një mosmarrëveshje kufitare, duke përfshirë çështjet që lidhen me ujitjen, kontrabandën dhe kalimet e paligjshme të kufirit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme