Kelmendi: Gecaj i konfirmoi gënjeshtrat e Kryeministrit për demarkacionin

Deputeti Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj deklaratave të Bajram Gecajt, i cili kishte thënë për demarkacionin se “na i kanë pre teshat pa na pyetur fare”.

Në debatin që Gecaj pati në rrjetin social Facebook me avokatin Arianit Koci, ka pasuar reagimi i Kelmendit, i cili deklaratat e Gecajt i quan të turpshme dhe skandaloze.

Më poshtë lexoni postimin e plotë të Kelmendit në Facebook:

Skandaloze !

Deklarata e Zv.Ministrit dhe këshilltarit të Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, në lidhje me Demarkacionin se” na i kanë pre teshat pa na pyetur fare” është skandaloze dhe e turpshme.

Kjo tregon se me muaj të tërë Kryeministri Mustafa ka gënjyer në lidhje me Demarkacionin.

Tash këtë gënjeshtër e konfirmon këshilltari i tij dhe Zv. Ministri Bajram Gecaj.

Fitorja do të jetë e jona, ngase ne po e mbrojmë me drejtësi, e jo si ju me gënjeshtra.

Gëzim Kelmendi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme