Rusët filluan të largoheshin masivisht nga vendi pasi Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin, të martën në mëngjes.
Kështu, sipas mediave të huaja, biletat e aeroplanëve për destinacionet që nuk kërkojnë vizë janë shitur me shpejtësi.
Ndërkohë ato të mbetura, shkruajnë mediat e huaja, janë në dispozicion vetëm ditën e premte, me çmime prej njëmijë euro e lart.
Dhe për eksodin masiv rus tregohet edhe në FlightRadar, një faqe interneti e njohur që merret me gjurmimin e fluturimeve.
Ata publikuan një video të shkurtër që tregon trafikun ajror nga Moska dhe Shën Petersburgu i marrë këtë mëngjes.
Në video shihet se trafiku është shtuar dhe shumica e fluturimeve kanë përfunduar në Turqi.