Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, e nisi diskutimin e tij duke pyetur se Ymer Ymeri nga SBASHK-u, është raportuar si i afërt me parti të caktuara politike.
Në këtë rast ka ndërhyrë nënkryetarja e Komisionit për Arsim, Albena Reshitaj, e ndërpreu, duke i kërkuar ministrit që të njoftojë për implikimet buxhetore në këtë rast sepse –“këto pyetjet tjera janë diçka tjetër”.
E ministri Hekuran Murati tha se “përse duhet të ndihen në siklet përfaqësuesit e opozitës për pyetjet që i shtroj unë”.
Ministri Murati deklaroi se këto nuk kanë të bëjnë me kërkesa racionale.
“Konteksti është ky që në Këshillin Grevist kanë afërsi me parti politike, anëtarë që kanë probleme me ligjin e kjo e ndryshon kontekstin e situatës”, tha ministri Murati.
“Mësimdhënësit që duhej të mbeteshin pa punë si ulje e numrit të nxënësve, ata nuk do të largohen. Ata që janë të sëmurë, u është ndarë buxhet. Asistent për nxënësit me nevoja të veçanta etj”, tha ministri Murati.