Partia Demokratike ka dënuar shfaqjen me arrestimin e mjekut nga policia tek Spitali i Traumës.
Me anë të një deklarate, mjeku mjek logoped Erges Eskiu, është shprehur se këto janë shfaqje që organizohen me qëllim largimin e vëmendjes nga skandalet e mëdha.
Kësaj arrogance të qeverisë, nuk i mjafton as largimi masiv i mjekëve nga Shqipëria. Më saktë, nuk u bën më përshtypje asgjë.
Mijëra studentë të mjekësisë qindra mjek me eksperiencë mendojnë vetëm të ikin dhe arsyeja është vetëm një, kjo qeveri nuk ofron mbështetje, alternativë, inkurajim për punën e tyre përtej sakrificës.
Profesioni i mjekut është shndërruar në një punë e cila sipas Ramës duhet t’i shërbejë nesër patronazhistëve, rrjedhimisht shkatërrimit të zinxhirit profesional për të cilën mjekët kanë dhënë betimin e ‘Hipokratit’.
Por kjo qeveri ka hequr dorë nga çdo normë etike dhe morale. Nuk flitet më për moral, as për etikë profesionale.
Fakti është arrestimi i mjekut në Qendrën e Traumës, i shoqëruar me policë me maska sikur të ishte krimineli më i kërkuar në vend.
Këto pamje nuk po shihen më prej vitesh kundër bandave të cilat me qeverinë e Ramës, ikin dhe zhduken në drejtim të paditur, sepse janë po këto banda që e mbajnë në pushtet.
Arrestimi sa për t’i frikësuar shqiptarët, për t’i dhënë mesazhin e terrorit, ishte një shfaqje e shëmtuar e një inferiori më gen që bën të fortin me të dobëtit dhe përkëdhel kriminelët.
Shfaqja që bëri policia me regji e Edi Ramës, tenton të denigrojë figurën e mjekut duke qenë se ata kanë ndikim të madh në shoqëri.
Rama kërkon përuljen e mjekëve dhe fjala e tyre të mos ketë peshë në shoqëri.
Është fare e thjeshtë për t’u kuptuar mesazhi i një tirani: ‘Largohuni se nuk ju duam’.
Në metodologjinë e Ramës, një skandal mbulohet me një tjetër skandal.
Shfaqja u bë për të mbuluar veprimin e fundit jonormal të Ramës; mbylljes së shkollës Mehmet Akif me të cilën Edi Rama dëshmoi qartë se është i marrë peng prej Erdoganit dhe po e bën Shqipërinë një shtet satelit të Turqisë.
Por përtej keqdashësisë ndaj mjekëve, e mira do të triumfojë mbi të keqen.
Ajo ditë do të vijë dhe shumë shpejt.
Personeli shëndetësor dhe pedagogët meritojnë dyfishim pagash.
I bëj thirrje mjekëve të dalin në protesta, të mos lejojnë denigrimin që tenton t’u bëjë pushteti.
Dhe siç thotë një shprehje:
– Detyra e parë e mjekut është politike: Lufta kundër sëmundjeve duhet të fillojë me një luftë kundër qeverisë së keqe.’ Njeriu do të shërohet plotësisht dhe përfundimisht vetëm nëse ai së pari çlirohet nga kjo qeveri e keqe’.
© SYRI.net