George dhe Gill Gannon nga Britania kanë treguar se ishin duke ndjekur funeralin e mbretëreshësh kur kanë mësuar për lajmin e trishtë se, vajza e tyre, 29-vjeçare, Rebecca kishte ndërruar jetë në Sarandë, teksa po bënte zhytje.
Ato tregojnë se kanë mësuar lajmin teksa ishin duke parë ne televizion ceremoninë e funeralit të mbretëreshës Elizabeth, kur u morën nga policia për ta njoftuar vdekjen e vajzës së tyre. Ato tregojnë se vajza e tyre ishte shumë e mirë dhe se kurrë nuk kishte shkelur asnjëherë asnjë ligj në jetë.
Beccie, siç familja i thërriste dhe i dashuri i saj Robert kishin qenë në qendrën e zhytjes Spiranca pranë qytetit të Sarandës, në Shqipëri. Raportohet se ata po planifikonin të zhyten në rrënojat e një anijeje mallrash italiane, Probitas, e cila është vetëm në det të hapur, por nga kjo zhytje Rebecca nuk ia doli të mbijetonte.
Ajo u mbyt në 19 shtator, teksa Gjykata e Sarandës ka vendosur ndjekje në gjendje të lirë nëpërmjet garancisë pasurore prej 1.5 milion lekë të reja për Saimir Kushovën, pronarin e Saranda Diving Center.
© SYRI.net