Një dasmë e madhe po na pret.
Të tjera detaje po zbulohen rreth dasmës së shumëpërfolur të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.
Këtë herë, e ka radhën fustani i shumëpritur i Arminës.
Anabel mëson se Armina do të hyjë në dasmë me këtë fustan që shihni në fotot e realizuara nga fotografi Armand Sallabanda.
Fustani është një krijim i stilistes së preferuar të saj, Vivienne Westwood. Më pas do të veshë dy fustanë nga dizajnerët shqiptarë Valdrin Sahiti dhe Festim Isufi.
Ata kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë në një ceremoni që do të mbahet në një agroturizëm në Shijak. Çifti është kujdesur për të gjitha detajet, përfshirë dekorin dhe menunë e dasmës, e cila do të jetë tradicionale shqiptare së bashku me pijet që janë prodhim i vendit tonë.