Nora Istrefi dhe Robert Berisha, i dhanë fund martesës së tyre, kohë më parë.
Ani pse u ndanë, dyshja kishin raporte të mira duke mbetur miq, pasi së bashku kanë një vajzë.
Ata janë shoqëruar shpesh bashkë edhe nëpër pushime.
Por, duket se lidhja e re e Robertit me Lauretën prishi balancat mes tij dhe ish-bashkëshortes.
Kjo u vërtetua nga rrjete sociale, ku ish çifti filluan të mos ndiqeshin më, shkruan lajmi.
E duket se gjërat mes tyre janë serioe, pasi përveç Norës ai ka hequr edhe motrën e saj Erën.
Dy artistët nuk ndiqen më në ‘Instagram’. Ata kanë patur një raport të mirë me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes së Robertit nga Nora. Madje Era i ka shoqëruar edhe në pushime e dalje të tjera.
Për fat të keq, Roberti u nda edhe nga e dashura e tij e re, pak muaj pasi konfirmuan romancën e tyre.