Mirëpo këtë lajm e ka demantuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai për lajmi.net ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.
“Situata është e qetë, edhe pse nuk mund të prononcohem për pjesën veriore unë më herët isha prezent tek ura e Ibrit dhe nuk hasa në asgjë të pazakontë. E vetmja gjë që ka mundur të ngjallë dyshime është se sot Policia e Kosovës ka kontrolluar kamerat e sigurisë mbi lumin Ibër vend ky ku mund të shihet edhe muri”, ka thënë Zahiti për lajmi.net.
Ndërkohë, mediat serbe raportojnë sërish se një numër i serbëve po qëndron tek ura. Tanjug raportojnë se ata janë grumbulluar me arsyetimin se “po prishet muri në veri”.
Qytetarët serbë i kanë thënë reporterit të Tanjugut se ata janë të frikësuar për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur në ditët e fundit në lidhje me prishjen e murit mbajtës pranë urës.
Situata është e qetë, ndërsa te ura kryesore e Ibrit, që ndan veriore nga pjesa jugore e qytetit, vërehet prezencë e zakonshme e pjesëtarëve të policisë së Kosovës. /Lajmi.net/