Kastriot Rexhepi: Kasami ka qenë me BDI-në, me DR-në dhe tani Lëvizjen Besa

Kastritot Rexhepi pas paraqitjes së tij në emisioni “Rruga drejtë” në Alsat ku shprehi qëndrimin se po mendon kalimin eventual në BDI, ngjalli shumë reagime.

Në një status në facebookun e tij, Kastriot Rexhepi u drejtohet ”atyre”, që po e sulmojnë e sidmos simpatizantët dhe anëtarët e Lëvizjes Besa. Ai në statusin e tij, ka thënë që duhet t’i kërkohet llogari Bilall Kasamit, Arjanit Hoxhës e të tjerëve, pasi të gjithë ata kanë ndërruar parti, para se të akuzohet ai për tradhëti.

Ky reagim i Rexhepit vjen pasi në media qarkulloi lajmi se Lëvizja Besa ka kërkuar nga ai që ta kthej mandatin e deputetit dhe tu kërkojë falje votuesve.

Duket se Kastriot Rexhepit nuk i bëri përshtypje kjo gjë, pasi sipas tij Lëvizja Besa duhet tu kërkojë falje votuesve të vetë, pasi që votat e tyre po i çon te VMRO-ja dhe Levica./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme