Partia Demokratike thotë se ceremonia e zhvilluar këtë të hënë në Kuvend kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave, i ngjante më shumë “plenumit të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Rilindur”.
“Një takim i udhëheqësit me shokët e një Akademie pa shkencë dhe të pashoqe në botë”, e quajti deputetja e PD Ina Zhupa në një reagim për mediat.
Zhupa e ka akuzuar Akademinë e Shkencave se është kthyer “në skutë politike, pjesë e një shteti që i ka të gjitha pushtetet”.
“Por, të presësh më shumë nga kjo Akademi do të thotë të kesh pritshmëri, së pari nga kreu i saj, dhe së dyti nga ai që e caktoi në drejtim të këtij institucioni. Ju kujtojmë se sot Akademia e Shkencave drejtohet në mënyrë të paligjshme nga Skënder Gjinushi, nje kryetar i padekretuar nga Presidenti i Republikes.
Mos dekretimi erdhi për shkak të faktit se Gjinushi ishte në shkelje flagrante të ligjit: mbante postin e kryetarit të një partie politike dhe emërohej në krye të Akademise se Shkencave.
Ju lujtojmë gjithashtu se Skënder Gjinushi, ka qenë ministri i fundit i Arsimit i diktaturës Hoxha-Alia”, tha nder te tjea Zhupa.
Deklaratë e deputetes së PD, Ina Zhupa
Ceremonia që ndoqët sot duhet të ishte një ditë feste për shkencën dhe mendimin shqiptar. Siç e prisnim dhe siç e patë, nuk rezultoi më shumë se një plenum i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Rilindur, një takim i udhëheqësit me shokët e një Akademie pa shkencë dhe të pashoqe në botë.
Për faktin e thjeshtë dhe fatin e keq, se Akademia e Shkencave është kthyer në skutë politike, pjesë e një shteti që i ka të gjitha pushtetet.
Një Akademi shkencash serioze do të kishte folur ndërkohë për udhëkryqet ku gjendet Shqipëria:
Për dramën e shpopullimit;
Për Ballkanin e Hapur që, nën maskën e lirisë, kthen ditët e Jugosllavisë;
Për rrënimin e trashëgimisë kulturore, si në rastin e Butrintit, ku kryetari i Akademisë tha se nuk i kishte pyetur njeri;
Për tekstet shkollore me plot marrëzira, ndër të tjera prindi 1 dhe prindi 2;
Për idenë kombëtare, apo ku po shkon kombi në 100 vjetëshin e dytë të ekzistencës si shtet.
Vepra e vetme në shkencë e Akademisë mbetet pamfleti udhëzues për Covid-19, një doracak i shkarkuar në internet.
Por, të presësh më shumë nga kjo Akademi do të thotë të kesh pritshmëri, së pari nga kreu i saj, dhe së dyti nga ai që e caktoi në drejtim të këtij institucioni. Ju kujtojmë se sot Akademia e Shkencave drejtohet në mënyrë të paligjshme nga Skënder Gjinushi, nje kryetar i padekretuar nga Presidenti i Republikes.
Mos dekretimi erdhi për shkak të faktit se Gjinushi ishte në shkelje flagrante të ligjit: mbante postin e kryetarit të një partie politike dhe emërohej në krye të Akademise se Shkencave.
Ju kujtojmë gjithashtu se Skënder Gjinushi, ka qenë ministri i fundit i Arsimit i diktaturës Hoxha-Alia.
Ju kujtojmë se “Ligji për Akademinë e Shkencave” eshte antikushtetues, sepse Asambleja e ASH ka marrë kompetenca qe i ka vetem parlamenti, duke miratuar kryetarin pa dekret.
Dekretimi i Kryetarit te ASh eshte komptence eksplicite e Presidentit e shprehur ne kushtetute.
Në këto kushte nuk kemi Akademi që përcakton programacionin e kombit dhe të shtetit, por një seksion të pushtetit të Edi Ramës.
Edi Rama e ka kthyer një prej institucioneve themeltare të Republikës në një azil pensionistësh politikë, kontributi i fundit në shkencë i të cilëve ka qenë para rrëzimit të komunzimit.
Të bësh shkencë me njerëzit e Pilo Peristerit në kohën e Elon Musk, është një përrallë nga Zululandi.
Partia Demokratike do ndjekë te gjitha hapat e nevojshëm, ne gjykatat kombetare edhe nderkombetare, qe Akademia të mos jete pensionim luksi per politikanet e fundit te diktatures, por institucion i pavarur nga politika, institucion mendimi dhe qendrimesh publike ne te mire te zhvillimit të shtetit dhe kombit.