Kovaçevski: Përveç Milevskit, ndryshime të tjera nuk do të ketë

Gazetar: Adrian Kerimi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski këmbëngul se përveç ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, nuk do të ketë ndryshime të tjera brenda ekipit tij ekzekutiv. Propozimi për emërimin e Risto Penov si ministër i Pushtetit Lokal i është dorëzuar Kuvendit.

“Lidhur me nominimin e Risto Penov, vendimin për propozimin e tij do ta nënshkruaj sot dhe menjëherë do ta dërgoj në Kuvend. Kam thënë edhe më herët se një gjë të tillë do ta bëj të hënën”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ndaj propozimit të Kovaçevskit për ministrin e Pushtetit Lokal. Sipas tyre, Risto Penov është ish kryetari i Shkupit i cili mbahet mend për privatizimin e “Ngrohtores”, “Tregut të Shkupit” dhe “Qendrës Tregtare të Qytetit”.

“LSD arrti kulmin duke propozuar për ministër të Vetëqeverisjes Lokale një figurë të harxhuar dhe të vjetër. Në vazhdën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike në dekadat e fundit, krizën e sigurisë dhe sfidave, LSDM e “nderon” opinionin me një ministër të ri, përkatësisht me ish kryetarin e Qytetit të Shkupit, Risto Penov”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Partia Liberal Demokrate duke hedhur poshtë akuzat e VMRO-së thotë se për punën e Risto Penov si kryetar i Shkupit flasin projektet që sot e kësaj dite karakterizojnë kryeqytetin.

“Risto Penov do të jetë ministër i Pushtetit Lokal dhe do të bashkëpunojë me të gjithë krerët e komunave të të gjitha partive politike”, njoftojnë nga Partia Liberal Demokrate.

Propozimi i Penov shkon në Kuvend pikërisht në javën kur partneri më i madh i koalicionit Qeverisës me LSDM-në, BDI do të mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për zgjedhjen e organeve të partisë dhe shqyrtimin e llogaridhënies së ekzekutivit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme