Krijesa e thellësive 6m e gjatë, ogur i katastrofës shfaqet për herë të dytë brenda disa muajsh në Meksikë (fotot)

Një monstër i rrallë deti rreth 6 metra i gjatë në ngjyrë të kuqe e të argjendtë është shfaqur për herë të dytë në brigjet e Meksikës por komunitetet tremben nga ajo që mund të parashikojë shfaqja e tij.

Kjo është hera e dytë që peshku i thellësive në formë gjarpri gjigant, teksa më herët ishte kapur dhe nga peshkatarët në Kili.

Pamjet tregonin monstrën e detit në karrocerinë e një kamioni Sinola, Meksikë.

Me trupin e tij të gjatë e të sheshtë, krijesa duket si një gjysmë gjarpër, gjysmë peshk e gjysmë ngjalë.

Dhe në fakt peshku monstër jeton në thellësi më të mëdha se 300 metra, prandaj shfaqja e tij për vendasit është kthyer në një bestytni për evente negative të pritura.

Ky lloj folklori nuk qëndron vetëm për Meksikën teksa edhe në Japoni peshku quhet ‘Ryugo No Tsukai’ që do të thotë “mesazh nga pallati i Zotit”.

Edhe aty shfaqja e tij lidhet me tërmete apo evente të frikshme në tokë.

Legjenda thotë se gjarpri gjigant i detit jeton nën një vend të quajtur Namazu dhe shkaktonte tërmete kur shfaqej.

Kjo pasi sipas Kiyoshi Wadatsumi i grupit e-PISCO, krijesat e thellësive të detit janë më të ndjeshme ndaj dridhjeve të tokës.

Flatra e tyre e kurrizit që vazhdon në të gjithë gjatësinë e shtyllës kurrizore u jep një ton të dyfishtë ngjyre ndaj lëkurës së argjendtë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme