Lajmi i fundit: Fjolla Morina shtrihet në spital, kjo është gjendja shëndetësore e saj

Fjolla Morina shtrihet në spital.

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, duket të mos i ketë punët mirë me shëndetin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj të Snapchat, ka publikuar një fotografi e shtrirë në një shtrat të spitalit duke marrë serum.

Fotografi e publikuar nga Fjolla Morina në llogarinë e saj.

“Jam sëmurë”, ka shkruar ylli i hitit “Trileqe” karshi imazhit të ndarë me ndjekësit.

Mirëpo, Klankosova merr vesh se deri më tani nuk bëhet fjalë për diçka serioze, por se këngëtarja ka rënë pre e ftohjes kronike gjë që i ka shkaktuar asaj kokë dhimbje, të vjella dhe dhimbje stomaku.

Ndërkaq, në anën e muzikës, ajo është shfaqur mjaft aktive duke ndarë herë pas here imazhe nga puna në studiot muzikore, brenda të cilave Fjolla po përgatit projektet e saj të reja.

“Suppa Duppa” mbetet kënga e fundit e publikuar nga Fjolla Morina që e solli në bashkëpunim me rep artistin, Nushi.

Projekti ka grumbulluar mbi 1 milion klikime në YouTube që nga data e publikimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme