Kodrat e Ylberit në Iğdır të Türkiye-s, mirëpresin adhuruesit e natyrës nga të gjitha moshat

Kodrat e Ylberit në qytetin më lindor të Türkiye-s, Iğdır, vazhdojnë të mirëpresin adhuruesit e natyrës nga të gjitha moshat.

Kodrat e Ylberit në rrethin Tuzluca të Iğdır-it tërheqin vëmendjen si një nga zonat më të njohura të turizmit natyror të rajonit.

Kodrat, të cilat në vete përmbajnë ngjyra të ndryshme si e verdha, e bardha, ngjyrat kafe dhe gri, përbëjnë një dukuri të rrallë në botë, sidomos me ardhjen e vjeshtës kur ngjyrat marrin bukuri shtesë.

Zakonisht të vizituara nga të apasionuarit pas fotografisë, adhuruesit e natyrës dhe sportistët e natyrës, kodrat ofrojnë nuancat më të bukura të ngjyrave në këtë stinë.

Një ndër sportistët e natyrës, Ali Öztürk, i cili i vizitoi Kodrat e Ylberit, tha se pasi kanë mësuar për këtë vend, kanë ardhur si ekip.

Ai tha se bashkë me shokët e tij edhe kanë mundësi për fotografi si dhe të ecin në natyrë.

“Çdokush prej moshës 7 deri në 70 vjeç mund të bëjnë aktivitete këtu. U sugjeroj të gjithëve ta vizitojnë këtë vend”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme