Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta, në janar të këtij viti janë bërë prindër për herë të parë.
Ata janë prindër të dy binjakëve.
Ivy Blue dhe Icon, janë emrat që ata i vendosën atyre.
E çifti, ndajnë shpesh foto dhe video të binjakëve të tyre në rrjete sociale.
Kësaj radhe ishte partneri i këngëtares ai i cili ndau porterin familjar me ndjekësit e tij.
Krahas portretit nuk munguan edhe fjalët e bukur drejt këngëtares.
“Ti je gruaja më e bukur e jetës sime. Nëna e fëmijëve të mi, ata e kanë marrë bukurinë nga ti, e dashura ime, të dua shumë”, ka shkruar ai krahas fotos.