Sindikata e prodhuesve bujqësorë nga Strumica kërkon që shteti të gjejë mënyrën për të siguruar ripromateriale me çmime më të ulëta.
Ndryshe, kostot e larta të prodhimit, të cilat u rritën për 100% këtë vit, mund të jenë arsye për zvogëlimin e mëtejshëm si të sipërfaqes ashtu edhe të prodhimit.
Ata janë të vetëdijshëm për krizën ekonomike dhe energjetike, por thonë se sektori i bujqësisë është një nga degët më të rëndësishme ekonomike në vend dhe për këtë arsye nevojitet më shumë ndihmë.
Të njëjtin qëndrim ka edhe shoqata e kopshtarëve “Kuklishi”.
Ata nuk e mohojnë faktin që marrin naftë të gjelbërt dhe subvencione për plehra artificiale, por thonë se nuk mjafton për të stimuluar dhe rritur sipërfaqet.
Për tejkalimin e problemeve në sektor, si dhe motivimin për rritjen e prodhimit ushqimor, sipas përfaqësuesve të fermerëve, nevojitet një komunikim më intensiv mes të gjithë aktorëve që janë të përfshirë drejtpërdrejt në këtë zinxhir, nga prodhuesit, përmes institucioneve shtetërore e deri te përpunuesit.