Mënyrë të re të subvencionimit të bujqve paralajmëroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Ljupço Nikollovski. Sipas tij, qeveria parashikon paradhënie për një pjese të subvencioneve, megjithatë ka dhe obligime shtesë për fermerët.
“Mënyrën e vjetër të subvencioneve, ku fermerët merrnin subvencione pa detyrimin të dëshmonin se kishin prodhuar, po e zëvendësojmë me mënyrën e re evropiane, ku të gjithë fermerët do të duhet të dëshmojnë se kanë prodhuar dhe dorëzuar prodhimin për të marrë. subvencionet”, tha Nikolovski.