Lajm i bukur nga familja e Gilit, këngëtarja së shpejti gjyshe.
Lajme të mira vijnë nga familja e Gilit.
Këngëtarja e mirënjohur shumë shpejt do ta marrë epitetin e gjyshes për herë të parë.
Lajmin e kanë ndarë me ndjekësit Herolina dhe Roberti, çifti i posa martuar përmes një videoje në Instagram.
Ata kanë ndarë me ndjekësit zbulimin e gjinisë që Herolina pret.
Ata do bëhen prindër të një djali, pra Gilin dhe Ilirin i pret në pak muaj një nip!
Me urimin për familjen Berani, shpresojmë që gjithçka do të shkojë mbarë e lehtë për pjesën e mbetur të pritjes së ëmbël të Herolinës.