Në orët e hershme të mëngjesit (05:40-6:30) policia ka privuar nga liria A.Sh. (40), F.V. (26) dhe V.R. (20), që të gjithë nga Shkupi. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “vjedhje të rëndë” në shtëpi, banesa dhe persona juridik në zonën e Shkupit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
“Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale e Shkupit, zyrtarët policor nga SPB Shkup në koordinim me Sektorin për Polici Kriminalistike kanë kryer bastisje në pesë lokacione të Shkupit. Gjatë bastisjes në shtëpinë e A.Sh. janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Glok 19” me katër krehër dhe 33 plumba të kalibrit 9mm, krehër të pushkës automatike, nishan laserik për pistoletë dhe mjete tjera lidhur me veprat penale. Derisa gjatë bastisjeve në shtëpitë e F.V. dhe V.R. janë gjetur dhe marrë disa orë dore nga marka të njohura dhe pajisje tjera për të cilat ekziston dyshim se janë nga veprat penale”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB-ja.
Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngritën padi përkatëse./Alsat.mk