Kush do të bëhet “kurban” i masave anti-krizë!

Gazetar: Adnan Qaili

Ministria e Financave ka filluar me detektimin e institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare në pronësi të shtetit, të cilat kanë deklaruar humbje enorme në 3 mujorin e dytë të këtij viti. Resori financiar këto humbje i ndërlidh me keq menaxhimin e udhëheqësisë, të cilët pritet të jenë në listën e shkurtimit prej 10% të pagave dhe 20% të benefiteve si masë e re anti-krizë e qeverisë.

“Humbja më e madh është regjistruar në N.P. “Rrugët Shtetërore” 9,4 milionë euro. SH.A. shtetërore ‘Vodostopanstvo’, humbje më shumë se 2 milionë euro. SH.A. Elektranat e Maqedonisë -EMV ka operuar me humbje prej 1,4 milionë eurove vetëm për 3 muaj. N.P. “Pyjet e Maqedonisë” ka regjistruar humbje prej 42 milionë denarë, N.P. “Posta” me rezultat negativ financiar prej afër 62 milionë denarë, ndërsa Infrastruktura hekurudhore prej 61 milionë denarë. Me humbje ka funksionuar edhe NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe rajonale– Shkup, me shumë prej 23 milionë denarë, ndërsa me rezultat negativ ka edhe “Radio Televizioni Kombëtar” me 6 milionë denarë”, njoftojnë nga Ministria e Financave.

Ndërkaq, me paga të majme kryesojnë anëtarët e Bordit të Telekomit, Agjencisë Elektronike të Komunikimeve, MEPSO-së, EMV-së, KRRE të ndjekur nga 17 ministritë dhe 32 Agjencitë shtetërore. Sipas raportit të revizionit Shoqëria aksionare “Ga-Ma” në pronësi të shtetit që udhëheq me gazsjellësin kryesor të Maqedonisë që vjen nga Bullgaria, për 58 të punësuarit vitin e kaluar ka deklaruar afër 1,1 milion euro vetëm për paga. Sipas dokumentit të revizionit drejtori Aleksandar Arsiq dhe anëtarët e Bordit Rafiz Aliti, Risto Talevski, Betian Kitev, Sashko Kostov si dhe të punësuarit tjerë kanë marrë nga 1,500 euro bruto me kontribute. Kryeministri Kovaçevski bëri të ditur se është marrë vendim për rishikimin e kontratave menaxheriale në një numër të madh të institucioneve në kompetencë të Qeverisë, ndërsa për përcaktimin e formës së re është ngarkuar Komisioni i Sistemit Ekonomik.

“Ekzistojnë ndërmarrje publike dhe institucione në të cilat drejtorët dhe anëtarë të bordeve kanë paga enorme më të larta në raport me detyrat dhe përgjegjësitë që i kanë. Disa marrin paga më të larta në krahasim me presidentin e Shtetit, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, kryeministrin, ministrat etj, andaj unë kam propozuar Ligj për paga të rregullohen se cila duhet të jetë paga më e larta dhe më e ulëta”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Sipas planit për konsolidim fiskal të miratuar për uljen e kostove në institucionet shtetërore nga Qeveria thanë se ulja e pagave do të pre të punësuarit me kontrata në vepër si dhe të punësuarit në sektorin publik me vendime që kanë të ardhura më të larta se paga mesatare dhe nuk janë produktiv në punë./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme