Rita Haziri, është një këngëtare e re në treg.
Ani pse ka pak kohë që ka hyrë në industrinë e muzikës, ajo ka arritur që shumë shpejtë ta bëjë për vete një numër të madh adhuruesish, shkruan ORAinfo.
E veçanta e saj është se ajo në këtë rrugë ka hyrë së bashku me të fejuarin, Fidan Gashi.
Dyshja kanë sjellë duetet e këngë të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.
Pas përfundimit të sezonit veror të ngarkuar me dasma dhe ahengje, Rita ka vendosur qe të merret me pamjen e saj.
Ajo se fundmi ka publikuar një fotografi nga Zvicra, ku ka habitur të gjithë me pamjen.
E veshur krejt zi, ajo që bie në sy është se Rita shfaqet me flokë të kapura dhe pa grim.
Kaq të parregulluar nuk e kemi parë kurrë këngëtaren e dashur për publikun shqiptarë. /ORAinfo/