Përkthyesit për shqiptarët që kanë përfunduar pas hekurave në Britani pasi kanë hyrë në mënyrë ilegale i kanë kushtuar Britanisë 1.2 milionë paund gjatë vitit të kaluar. Kjo është shifër thuajse sa dyfishi i vitit 2017, kur u shpenzuan 507 mijë paund për përkthyesit.
Ndërkohë nga viti 2017 deri tani, është rritur numri i të arrestuarve në Angli dhe Uells nga 726 në 1500. Mediat britanike shkruajnë se Bandat shqiptare kontrollojnë pjesën më të madhe të tregtisë së drogës në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë shumë të përfshira në trafikimin e njerëzve.
Banda Hellbanianz me bazë në Londrën Lindore ka postuar video që tregojnë një mori parash dhe makinash. Ministria e Drejtësisë shpenzoi 21.3 milionë paund për përkthyes vitin e kaluar, nga 16 milionë paund e një viti më parë.
Po ashtu në artikull thuhet se shumica shkuan te polakët , 3.2 milionë funte nga 2.8 milionë paund pesë vjet më parë. Kujtojmë se në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë një milion polakë dhe 100,000 shqiptarë. Ndërkohë, për shtetasit rumunë janë dashur 2.7 milionë paund, për lituanezët 805,000 paund dhe rusët 594,000 paund.
© SYRI.net