Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku të ndodhur gjatë mëngjesit të së dielës në fshatin Baicë të Drenasit.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.