Fatmir Limani akuza BDI-së: Mbledhia e katallanve…

shkruan Fatmir Limani

MBLE-DHIA E KATALLANVE TË VESHUR ME FODULLËK !

● Për tre ditë i bëri njerëzit që të harrojnë papunsinë, borxhet, krizën energjetike, krizën e produkteve ushqimore, krizën ekonomike, ngrohjen, ftohjen…. !

● I bëri prindërit të harrojnë dëbimin e fëmijëve të tyre, të moshuarit e vetëmuar, shkollat e boshatisura dhe pa fëmijë, spitalet me kushte të mjerueshme dhe vekjet nga mostrajtimi adekuat, ndotjen e ajërit dhe deponitë në çdo qoshe, qentë endacak dhe kafshimet e fëmijëve, rrugët e shkatërruara dhe ujësjellsin e pamjaftuar, çmimin e lartë të drurit dhe rrogat qesharake….

● I shpërqëndroi të gjithë njerëzit nga gjendja momentale, deri në masën e harrimit të varfërisë, barkut të uritur, dhembjeve nga sëmundjet, mallit nga vetëmia, papasja…

● I bëri harrimtar të realitetit, të cilët do të merren me fjalimet dhe paraqitjet e Katallanve (kanibal), për të kaluar dimërin me muhabetet e mbledhjes së sajuar.

*Ps: Thuhet:
• Populli që nuk vetëdijësohet vetëm nga pushtuesi atëherë duhet t’i sjellësh pushtuesin e dhunshëm.

• Nëse nuk vetëdijësohet edhe në këtë rast, atëherë duhet t’i sjellësh pushtuesin e dhunshëm dhe të fëlliqur.

• Nëse edhe atëherë nuk bie në mend, atëherë zhduke tërësisht se nuk meriton të shijojë dritën e botës mbi tokë.

F. B. L.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme