Ndërkohë që Çekia ka kërkuar që të pezullohet levizja pa viza për shqiptarët kreu i qeverisë shqiptare që siç duket nuk e vret mendjen për këtë çeshtje ka sulmuar sërish opozitën e cila liberalizoi vizat vite me parë dhe futi Shqipërinë në NATO.
“Në këtë epokë kërcënimi të madh, kur Shqipëria nuk bën përjashtim nga kërcënimi, kur na duhet të përballemi me pasojat që është e re dhe vjen te ne siç erdhi tërmeti, pandemia, duhet të jemi të qartë, të vendosur, të bashkuar, të lidhur me partnerë të fuqishëm. Do ishte mirë të kishim një opozitë që të rrinte mirë në këtë kontekst, por kemi një opozitë që premton vetëm izolim nga bota dhe nga ana tjetër është e zhytur në buxhetin e rublave. Është fatkeqësi, edhe veprimtaria, edhe mënyra se si vepron në mënyrë të përditshme mbajnë erë. Ajo çka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur”, tha Rama gjatë ditës së sotme.
Kreu i qeverisë e ka kthyer orientimin e Shqipërisë nga marrëdhëniet me Serbinë dhe me Turqinë dhe siç duket i ka bërë këto marrdhënie prioritet të politikës së jashtme.
© SYRI.net