Rënie drastike në peshë, çka po ndodh me aktoren e famshme?
Aktorja e famshme turke, Hande Erçel, po korr suksese me profesionin e saj si aktore dhe modele, ajo i është përkushtuar edhe mbesës së saj, e cila është diagnostikuar me kancer verën e kaluar.
Që nga viti 2016 ajo është shfaqur në ekranet televizive në seriale, por fiziku i saj ka ndryshuar tërësisht.
Në fakt, fansat janë ata të cilët janë shqetësuar nga paraqitjet e saj, duke dyshuar mos vuan nga ndonjë sëmundje, humbja e vazhdueshme e peshës është për shkak të një diete rigoroze dhe të rreptë, të cilës Hande Erçel i është nënshtruar gjatë viteve të fundit.
Por nuk është vetëm marrja e proteinave që e “ndihmoi” Handen për të humbur peshë: në fakt, ylli turk merr rregullisht një pije të përbërë nga ujë, kanellë dhe mollë, e cila me sa duket gjeneron një ndjenjë të ngopjes.
Sipas mediave të Ankarasë, Harberler , Hande Erçel në këtë kohë peshon rreth 55 kilogramë . Vërtet shumë pak, sidomos në raport me gjatesinë e saj që është 1.75 m.
Kjo është arsyeja pse shumë fansa, duke komentuar disa foto të shpërndara nga aktorja në Instagram , thanë se ishin të alarmuar nga rënia drastike në peshë por që nuk qenka asgjë për t’u shqetësuar.