Pedagogët në protestë kombëtare: Të ngrihemi për universitetin që ngjall shpresë ose vendi s’ka të ardhme

Duhet të ishin në auditore duke dhënë mësim, duke qenë se viti akademik ka nisur vetëm 4 ditë më parë, po pedagogët sot, kanë mbushur sheshin përpara universitetit Politeknik në Tiranë.

Në vijim të grevës, pedagogët kanë njoftuar sot bojkot të auditoreve ndërsa po mbajnë protestën kombëtare, duke kërkuar nga qeveria plotësimin e kushteve të tyre.

“Universiteti është vend I shpresë, por cfarë shprese mund të ngjallin ato në Shqipëri, me pedagogët të keqpaguar, mjedise të parikonstruktuar, pa kushte për mësim.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

 

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme