Një 32 vjecar ka ndërruar jetë, në mënyrë të mistershme mbrëmjen e 19 tetorit 2022 në Tiranë pasi është ndaluar dhe shoqëruar nga policia e komisariatit nr 3. Përmes një njoftimi për median Autoriteti i Mbikqyrjes Policore tha se i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës, por nga ana e Spitalit thuhet se i riu Lear Kurti ka mbërritur i vdekur.
Ndërkohë kryetari i PD-së postoi një denoncim ku deklaron se 32 vjeçari shkak i vdekjes janë torturat në makinën e efektivëve por policia e mohon se ka ushtruar dhunë madje thotë se nuk ka pasur as kohë që ta marrë në pyetje.
Teksa në deklaratën e saj sot, AMP deklaroi se 32 vjeçari Lear Kurti ishte dërguar në spital pas shqetësimeve në gjendjen shëndetësore dhe ka humbur jetën aty, burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se i riu ka mbërritur pa shenja jete.
Në bazë të procedurave në raste të tilla, kur një person mbërrin pa shenja jete dhe konstatohet që ka humbur jetën, mjekët e kanë të ndaluar ta prekin apo të bëjnë ndërhyrje në trupin e tij.Gazetarja e Ora News Anxhela Celibashi raporton se edhe në këtë rast ka ndodhur e njëjta gjë, dhe mjekët nuk e kanë prekur trupin e pajetë. Ata e kanë dërguar trupin në morgun e spitalit “Nënë Tereza”.
Vdekja ende e paqartë e të riut pas ndalimit nga policia mbrëmjen e 19 tetorit 2022 tronditi opinionin publik.
Nga ana e policisë është deklaruar se Lear Kurti 32 vjeç ka mbërritur me shenja të rënduara shëndetësore në Komisariatin Nr. 3 në Tiranë.
Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e mistershme e 32 vjeçarit që u ndalua nga një patrullë policie për kontroll, në Tiranë, mbrëmjen e 19 tetorit 2022
Mësohet se i riu i identifikuar si Lear Kurti ka mbërritur pa shenja jete në Spitalin e Traumës, informon gazetari i Ora News Edison Vatnikaj.
Një 32 vjecar ka ndërruar jetë, mbrëmjen e djeshme (19 tetor 2022) në Tiranë, pasi u ndalua për kontroll nga policia por u largua me shpejtësi, me vrap.
Pavarësisht kësaj, i riu i identifikuar si Lear Kurti, arriti të kapej, por shfaqi probleme shëndetësore gjatë shoqërimit në komisariat.
Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) informoi se i riu ishte dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku dhe humbi jetën.
“Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.
Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L.K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.