I ftuar sonte në “Rruga Drejt” me Fatlume Dervishi, ishte i pari i Alternativës, Afrim Gashi.
Ai foli për llogaridhënien e ministrave të partisë së tij, stabiliteti e shumicës dhe hyrjen e mundshme të ASH-së në qeveri, derisa gjatë emisionit, Alsat në Facebook, hapi një sondazh për shikuesit, të cilët patën mundësi të vlerësojnë punën e kësaj partie në Qeveri.
Në këtë sondazh me pyetjen “Si e vlerësoni punën e Alternativës në Qeveri?”, votuan shikuesit ku 90% votuan se e vlerësojnë të mirë punën e Alternativës derisa 10% e vlerësuan keq./ Alsat.mk