Një avion rus ushtarak qëlloi një raketë në drejtim të një aeroplani spiun britanik. Moska reagoi duke thënë se ishte një defekt teknik.
Por gazeta britanike Daily Mail thotë se gjithçka ka qenë e qëllimshme. Sipas burimeve të mbrojtjes nga Londra, avioni rus ka qëlluar mbi aeroplanin britanik në shenjë paralajmërimi për mbështetjen e Britanisë për Ukrainën.
Rusia tha se ishte një gabim, por burimet e mbrojtjes britanike thonë se zjarri ishte i qëllimshëm.
Tensionet mes Rusisë dhe Britanisë për shkak të Ukrainës mbeten shumë të larta.
© SYRI.net