Agjencia më e madhe në botë, Associated Press, shkruan se sindikatat po organizohen dhe po ngrihen në protestë në mbarë Europën.
Së fundmi, sindikatat kanë organizuar një protestë në Rumani, ku dhjetëra-mijëra qytetarë kanë dalë në shesh kundër varfërisë dhe kostove të larta të jetesës.
Në fillim të këtij muaji, qeveria i rriti pagat e profesorëve me 7 përqind, por profesorët janë ankuar se ajo bie nën nivelet e inflacionit prej 8 përqind dhe kërkojnë një rritje të pagave me 30 përqind,” shkruan AP.
Ndërkohë pedagogët në Shqipëri kanë nisur bojkotin pa afat.
© SYRI.net