A i dha fund lidhjes së re të dashurisë Fjolla pas këtij komenti.
Fjolla Morina vazhdon të tërheq vëmendje në rrjetet sociale.
Këngëtarja disa ditë më parë u kthye në kryefjalë të mediave rozë, pasi publikoi disa foto romantike, duke lënë të kuptohet se është në një romancë të re.
Mirëpo së fundmi, një status I saj në Instagram ka trazuar sërish ujëra.
Teksa u shpreh se është pafund e lumtur me të dashurin e ri, ky postim I Morinës ka ngjallur dyshime për një prishje të marrëdhënies së saj me partnerin e ri, Fjolla ka thumbuar të gjithë meshkujt, duke nënkuptuar se sot s’ka burra të vërtetë.
Kujtojmë që kjo romancë e Fjollës erdhi pas ndarjes së saj të bujshme me Fisnik Sylën.
Fjolla m ë herët u shpreh se martesa me biznesmenin ishte gabimi I saj më I madh në jetë, ndërsa Syla nga ana tjetër ka treguar se ajo e ka përdorur vetëm për interes.