GAZETARE: AJNUR BAFQARI
Kompanitë që prodhojnë produktet ushqimore bazë do të paguajnë energji elektrike me çmim më të lirë, me çmim fiks 80 euro për megavat orë dhe me këtë pritet që çmimi final I produkteve bazë të ulet për më sa paku 10 përqind. Kjo është një prej masave që Qeveria I miratoi në seancën e sotme, e që I shpalosi kryeministri Dimitar Kovaçevski, shkruan Alsat.
“Vendimi i Qeverisë ka të bëjë me kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë ku bëjnë pjesë prodhuesit e vajit për gatim, bukës dhe prodhimeve të miellit, prodhuesve të miellit, qumështit dhe produkteve qumështore, industria e mishit. Me këto masa kompanitë, prodhuesit e produkteve ushqimore bazë do të kenë energji stabile dhe më të lirë që në fund do të ndikojë në stabilizimin e çmimeve të produkteve finale që prodhohen dhe shiten nga këto kompani.”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.
Masat e Qeverisë përfshijnë edhe ndërmarrjet publike për furnizim me ujë të pijshëm të cilat do të furnizohen me energji elektrike me çmim fiks prej 95 euro për megavat orë me qëllim që të mos rritet çmimi I faturave të ujit për qytetaët. Ministri I ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se nëse edhe pas kësaj mase konfirmohen keqpërdorime me çmimet, nuk përjashtohet mundësia që tek ato veprimtari të ketë ngrirje të tërësishme të çmimeve. Nwnvizoi se nuk do të lejohen keqpërdorime apo përfitime eventuale në kohë krize.
“Deri më 1 dhjetorë kanë të drejtë në pajtueshmëri me vendimin të sjellur në Qeveri, të paraqiten në EMV dhe të lidhin marrëveshje me çmim fiks, që do të zgjas deri në përfundimin e gjendjes së krizës…Nëse impute I energjisë elektrike që në formimin e çmimit final, nuk ulet edhe në çmimin final të produkteve, atëherë kemi mekanizma të tjerë dhe tashmë kemi biseduar meodat ekonomike që të mos ketë keqpërdorime të tilla, pasi mund të sjellim vendim për ngrirje të tërësishme të çmimeve të produkteve të caktuara ku do të konfirmohet se imputi I uljes së çmimit të energjisë elektrike nuk kalkulohet në çmimin final të prodhimeve.” , tha Kreshnik Bekteshi, Ministër I Ekonomisë.
Pjesw e masave tw Qeverisw janw poashtu edhe shkollat fillore dhe të mesme, ku parashihet që pas shpalljes sw gjendjes sw krizws energjetike, mund tw lidhin marrwveshje EMV-në, pwr furnizim me energji elektrike me çmim fiks prej 95 euro për megavat orë. /Alsat.mk