Këngëtarja kosovare Arta Bajrami e cila ka kohë që nuk është aktive në muzikë siç ishte është treguar më shumë aktive në rrjetet sociale.
Këngëtarja nga Prishtina kohët e fundit po merr mjaftueshëm vëmendje me paraqitjet e saj të cilat i tregon edhe në instagram, përcjell ORAinfo.
Ani pse pëlqehet shumë për muzikën që ka prodhuar ndër vite, Arta ka zënë vend në mediat rozë duke u kritikuar shumë për ndryshimet në pamjen e saj të jashtme.
Sot Arta me mëngjes ka publikuar një foto në rrjetet e saj sociale.
“Mirëmëngjesi”, ka qenë përshkrimi që Arta i ka bërë fotos, ndërsa ajo që bie në sy është se Arta ka përdorur grim të rëndë qysh më mëngjes. /ORAinfo/