Këngëtarja e njohur shqiptare jep lajmin e ëmbël, po bëhet nënë

Bëhet e ditur se këngëtarja shumë e njohur shqiptare së shpejti do të bëhet nënë.

Era Rusi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila përveç talentit gjithmonë ka transmetuar te publiku pozitivitet me buzëqeshjen që e karakterizon.

Së fundmi këngëtarja ka rrëfyer për revistën “Bordo” detaje nga jeta e saj profesionale por edhe nga ajo private.

Era është në një fazë të rëndësishme, dhe lajme shumë të bukura priten të vijnë në jetën e saj.

Teksa pranoi eksluzivisht për “Bordo” se është në një lidhje, Era shprehu gjithashtu dëshirën e jashtëzakonshme që ajo ka për t’u bërë nënë së shpejti, duke i bërë në këtë mënyrë vetes urimin më të bukur të bërë ndonjëherë.

“I adhuroj mbesat e mia dhe më pëlqen shumë të jem tezja e Lurës dhe e Tarës, i shijoj shumë, janë të mrekullueshme. I kam bërë dhe praktikat e para për kur të kem fëmijët e mi (qesh). Dëshira për të qenë nënë është e jashtëzakonshme dhe uroj të realizohet shpejt. Dëshirat e një artisteje dhe planet e jetës shpeshherë janë kapriçoze, por unë jam stoike në besimin tim për familjen që dua dhe do të kem, uroj së shpejti”, u shpreh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme