“Më rriti burri, do të doja të kishte qenë i pari për mua”, Adelina Tahiri flet pwr burrin e saj 50 vjeçar

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, prej vitesh tashmë është larguar nga muzika duke iu dedikuar familjes së saj, ajo prej kohësh është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.

Që kur lidhja e saj u bë publike, këngëtarja është komentuar për një kohë të gjatë në rrjet për faktin se Adelina dhe partneri i saj kanë një diferencë të madhe në moshë, së fundmi Tahiri ishte e ftuar në programin “Why Not” ku ka folur dhe për partnerin e saj.

“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeҫe. Kam një jetë, më rriti burri (qesh)”- tregoi ajo, teksa u pyet nëse do ta kishte zgjedhur sërish partnerin e saj në një tjetër jetë këngëtarja u shpreh:

“Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prap atë do të zgjidhja”, ka thënë Adelina.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme