Aktori Bill Titcher, i cili ka luajtur Arthur Fowler në serialin hit të BBC-së EastEnders, ka vdekur në moshën 92-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e tij, e cila konfirmoi se Titcher vdiq të shtunën e kaluar më 5 nëntor.
Përmes një deklarate, familja e tij zbuloi se shëndeti i aktorit “ishte përkeqësuar prej disa kohësh”.
“Bill ishte një aktor i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i mrekullueshëm, si dhe një person shumë i mirë. Do të na mungojë shumë”, thanë ata.
Një zëdhënës i EastEnders tha: “Me pikëllim të madh mësuam për vdekjen e Bill Teecher. Si një nga anëtarët tanë origjinalë të kastit, Bill krijoi një personazh shumë të dashur në Arthur Foëler dhe, së bashku me Wendy Richard, krijuan një familje ikonike në Fowlers që mbeten në zemër të shfaqjes. Bill u largua nga EastEnders në vitin 1996. Ai do të mbahet mend gjithmonë për sharmin e tij, sensin e humorit, me një buzëqeshje që ndriçoi dhomën dhe më e rëndësishmja si një njeri i familjes që ishte i përkushtuar ndaj gruas dhe fëmijëve të tij.”