Kryeministri Edi Rama e shfrenoi gojën plotësisht në seancën e sotme të Kuvendit, duke lëshuar fyerje dhe ofendime të ndryshme.
“Ne do ta mbrojmë me çdo çmim, çmimin e energjisë elektrike, për familjet dhe bizneset.
Jeni një bisht i asaj krijesës non-grata, që edhe pse nuk e keni në krye, e keni në kokë brenda, do vazhdoni të tregoni si të tjerët bëjnë atë e bëjnë këtë,” tha Rama.
Duke iu drejtuar deputetit demokrat, Ervin Salianji, Rama tha: “Bedel pasionant, si miza në të ndenjurat e kalit që kujton se tërheq karrocën dhe me atë ide ti qëndron në të ndenjurat e kalit duke tundur flatrat e një mize të bezdisshme”.
Por pavarësisht këtyre fyerjeve, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vetëm bëri sehir.
Për më tepër, ajo u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të kenë kujdes.
© SYRI.net