ASH: Dy megaskandale në drejtësi, urgjentisht të fillojë vetingu

Ditëve të fundit i gjithë opinioni është dëshmitar se si gjyqësori në vend është vënë kryekëput në shërbim të pushtetit ekzekutiv dhe bashkëpunëtorëve të tyre, reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

“Brenda pak ditësh, për herë të tretë anulohet seanca gjyqësore për spitalin modular në Tetovë me arsyetime banale për mosprezencë të avokatëve.

Nga ana tjetër, kur duhet të lirohen dhe lehtësohen bashkëpunëtorët e këtij pushteti, gjykatat bëhen super ekspeditive dhe “kreative”.

Sot, Gjykata Penale përmes bashkimit të dy dënimeve, ia zvogëloi dënimin me burg për katër muaj, bashkëpunëtorit të regjimit të kaluar dhe atij aktual, Orce Kamçevit, të akuzuarit kryesor në dy megaskandalet korruptive “Perandoria” dhe “Parcelat në Vodno”.E gjithë kjo ndodh në periudhën e skriningut kur vendi pritet të merr dritë jeshile për fillim të negociatave me BE-në, thuhet në reagimin e ASH-së.

Nga kjo parti thonë se kjo drejtësi selektive ka sjell vendin në një gjendje ku vetëm 8% e qytetarëve i besojnë drejtësisë. Zgjidhja e vetme për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe rikthyer besimin e qytetarëve, bizneseve dhe investitorëve në sistemin tonë të drejtësisë është vetingu i domosdoshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme